Senati i Universitetit të Prishtinës

Sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës, Senati ka këto detyra:

 

1. Të miratojë Statutin e Universitetit, pasi të jetë këshilluar me Këshillin Drejtues;
2. Të zgjedhë anëtarët e Këshillit Drejtues që emërohen nga Universiteti;
3. Të propozojë listën me emrat e pesë kandidatëve për postin e rektorit, për t'u zgjedhor nga Këshilli Drejtues;
4. Të zgjedhë dekanët sipas propozimeve të këshillave të njësive akademike përkatëse;
5. Të lëshojë vendime për pranimin dhe shuarjen e njësive akademike dhe të propozojë ndryshime të tjera në status të tyre për miratim nga ana e Këshillit Drejtues;
6. Të miratojë programet e studimeve të njësive akademike;
7. Të përpilojë strategji për zhvillimin akademik të Universitetit;
8. Të nxjerrë rregullore të përgjithshme për fushat e punës arsimore, kërkimore dhe artistike;
9. Të caktojë procedura dhe kritere për vlerësimin e mësimdhënies, punës shkencore dhe artistike;
10. Të propozojë kriteret për regjistrimin e studentëve, në përputhje me këtë Statut;
11. Të vendosë për kriteret për përjashtimin e studentëve;
12. T'i definojë standardet akademike për ligjërata dhe për sigurim të cilësisë së mësimeve, në pajtim me këtë Statut;
13. Të vendosë për kriteret e provimit;
14. Të përcaktojë përmbajtjen e të gjitha të dhënave akademike dhe dokumentacionit sipas këtij Statuti;
15. Të vendosë procedurën për vlerësimin e personelit akademik në përputhje me këtë Statut;
16. T'i zgjedhë anëtarët për të gjitha komisionet dhe këshillat që i formon Senati;
17. Të marrë vendime përfundimtare duke i marrë parasysh kundërshtimet e dhëna nga këshillat e njësive akademike;
18. Të vendosë për dhënien e titullit "Dr. Honoris Causa";
19. Të vendosë për dhënien e titullit "Profesor Emeritus" sipas propozimit të njësisë akademike përkatëse;
20. Të vendosë për dhënien e titullit "Anëtar Nderi i Universitetit";
21. T'i shqyrtojë çështjet me kërkesë të Këshillit Drejtues apo rektorit;
22. T'i shqyrtojë çështjet me kërkesë të Parlamentit të studentëve;
23. Të nxjerrë Rregulloren e punës së Senatit;
24. Të nxjerrë Rregulloren e sanksionimit për anëtarët e organeve qeverisëse të Universitetit, të cilët i shkelin rregullat e besueshmërisë;
25. Të shqyrtojë çështje të tjera siç përcaktohen nga ky Statut ose me kërkesën e Këshillit Drejtues, rektorit ose këshillave të fakulteteve.

 

Anëtarët e Senatit të Universitetit

 

Prof. Dr. Mujë Rugova - Rektor
Prof. Asc. Dr. Enver Kutllovci - Prorektor
Prof. Asc. Dr. Bajram Berisha - Prorektor
Prof. Ass. Dr. Naser Mrasori - Prorektor
Jur.dipl. Esat Kelmendi- Sekretar i përgjithshëm i UP-së
Prof.As. Ramush Mavriqi - Dekan, Filozofik
Prof.As. Naser Zabeli - Filozofik
Prof.Dr. Minir Efendija - Dekan, FSHMN
Prof.Dr. Qamil Haxhibeqiri - FSHMN
Prof.As. Osman Gashi - Dekan, Filologji
Prof.Dr. Ismail Ahmedi - Filologji
Prof.As. Bajram Uka - Dekan, Juridik
Prof.As. Avni Puka - Juridik
Prof.As. Skender Ahmeti - Dekan, Ekonomik
Prof.As. Shpresa Hoxha - Ekonomik
Prof.Dr. Naser Kabashi - Dekan, Ndërt & Arkitekturë
Prof.As. Bujar Bajqinovci - Ndërt & Arkitekturë
Prof.As. Myzafere Limani - Dekan, Inxh. Elektrike & Kompjuterike
Prof.As. Nebi Caka - Inxh. Elektrike & Kompjuterike
Prof.Dr. Musli Bajraktari - Dekan, Inxh. Mekanike
Prof.Dr. Fejzullah Krasniqi - Inxh. Mekanike
Prof.As. Gani Bajraktari - Dekan, Mjekësi
Prof.Dr. Ibrahim Behluli - Mjekësi
Prof.As. Adem Rustinovci - Dekan, Arte
Prof.As. Zymber Kelmendi - Arte
Prof.As. Skender Muji - Dekan, Bujqësi
Prof.As. Bedri Dragusha - Bujqësi
Prof.As. Izet Zeqiri - Dekan, Xehetari dhe Metalurgji
Prof.Dr. Shefqet Reshani - Xehetari dhe Metalurgji
Prof.As. Ajvaz Berisha - Dekan, Kulturë Fizike & Sport
Prof.As. Aziz Dujaka - Kulturë Fizike & Sport
Prof.As. Hasan Muji - Dekan, Edukim
Prof.As. Bahtijar Kryeziu - Edukim
Prof.As. Xhevat Bakraqi - Dekan, FSHAB - Pejë
Prof.As. Fatos Uka - FSHAB - Pejë
Prof.As. Avdi Salihu - Dekan, FSHTA - Mitrovicë
Prof.As. Qamil Kabashi - FSHTA - Mitrovicë
Prof.As. Agron Bajraktari - Dekan, FSHTA - Ferizaj
Prof.As. Bashkim Thaqi - FSHTA - Ferizaj

 

Anëtarët e Senatit nga Administrata e Universitetit

 

Bekë Kuqi - Administrata Qendrore
Rrahim Bublaku - Administrata Qendrore

 

Anëtarët e Senatit nga radha e studentëve

 

Selim Daku, exofficio
Gazmend Maliqaj
Dardan Camaj
Esat Belaj
Samir Bytyqi
Ariana Janova
Selver Xhelili